NDESHJET E DITËS/ Skena e madhe “Air Albania Stadium”, luhen edhe 6 sfida në të Parën

08:02 | 15/02/202008:020

Fundjava rikthen Superioren dhe Kategorinë e Parë. Skena e madhe është “Air Albania Stadium”, ku në fushë do të zbresin Tirana dhe Skënderbeu. Bardheblutë do tentojnë të marrin fitoren e tetë radhazi në kampionat dhe të vënë në presion Kukësin, që nesër ka një transfertë të vështirë në Ballsh.

Korçarët nuk zbarkojnë në kryeqytet të dorëzuar. Dihet që Skënderbeu ka një grup të mirë futbollistësh dhe mund të përballet haptazi me këdo. Në kryeqytet e vlerësojnë kundërshtarin e radhës, por në krahun tjetër e kanë të qartë që vetëm fitorja u bën punë.

E PARA – Kastrioti kryesues i grupit A e ka detyrim rikthimin te fitorja pas barazimit në Burrel. Krutanët përballen me Dinamon, që po lufton për të qëndruar në kategori. Egnatia dhe Tërbuni, që një javë më parë parë u rikthyen tek fitoret, përballen mes tyre. Në grupin A për sot është programuar të luhet edhe sfida Korabi-Erzeni, që pritet të jetë mjaft interesante.

Grupi B përballjet “big” i ka të dielën, kurse sot luhet derbi mes Elbasanit dhe Turbinës dhe për të disatin vit për mbijetesën. Oriku-Iliria është një prej takimeve të kësaj jave, ndërkohë që luhet edhe Devolli-Shënkolli, në Bilisht. / abcnews.al

 

Ndeshjet e ditës në Superiore dhe të Parën

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono