NDESHJET E DITËS | Prova force për Kastriotin e Pogradecin, Kategoria e Parë “zjarr”

08:53 | 07/12/201908:530

Futbolli rikthehet edhe në Kategorinë e Parë dhe sot nis faza e dytë. Në grupin A Kastrioti ka krijuar një diferencë prej pesë pikësh me Korabin ndjekës, ndërkohë që FSHF ka planifikuar ndeshjet e sotme të gjitha luhen prej orës 13:00.

Gjërat në tre vendet e para mund të ndryshojnë, pasi krutanët luajnë në transfertë me Egnatian. Rrogozhinasit janë në një pikë që i kanë të nevojshme pikët dhe do bëjnë maksimumin t’i marrin ato të plota, në mënyrë që të ngjiten në katërshen e parë.

Ndeshja tjetër e rëndësishme zhvillohet në Peshkopi. Korabi i vendit të dytë pret Besëlidhjen ndjekëse, që shpreson që këtë vit të luftojë për t’u ngjitur në Superiore. Erzeni është skuadra tjetër që do mundohet të përfitojë dhe të afrohet me kreun.

Shijakasit duhet të mundin Veleçikun dhe e kanë detyrim diçka të tillë. Kjo javë është e rëndësishme edhe për garën në fundin e tabelës. Dinamo do mundohet të marrë pikët e plota ndaj Tërbunit, sikurse edhe Burreli që pret Shkumbinin.

Beteja në distancë për kreun e grupit B në Kategorinë e Parë. Pogradeci dhe Apolonia luajnë në shtëpi, kurse Lushnja që humbi vendin e parë do të duhet të përballet me Shënkollin në transfertë. Liqenorët do synojnë fitoren e gjashtë radhazi dhe hakmarrjen ndaj Devollit, që në Bilisht fitoi 3-0 në sfidën e parë të kampionatit.

Apolonia ka një sfidë të lehtë në letër, me Elbasanin e vendit të fundit. Të tria këto sfida do të zhvillohen sot prej orës 13:00. Dy ndeshjet e tjera të javës luhen të dielën. Iliria Turbina luhet e para, ndërkohë që 30 minuta më pas Besa ndeshet me Orikun.

/abcnews.al

Renditja e grupit B në Kategorinë e Parë

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono