Ndeshja e radhës për “Notorius” McGregor, presidenti White flet hapur

18:15 | 20/01/202018:150

Conor McGregor u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme në UFC, duke mposhtur në vetëm 40 sekonda Donald “Cowboy” Cerrone. Luftëtari irlandez ishte i pamëshirshëm dhe me goditje njëra pas tjetrës, shkatërroi 36 vjeçarin amerikan.

McGregor u shpall fitues pas vetëm 40 sekondash me TKO, duke treguar të gjithë arsenalin e tij të goditjeve. Pas kësaj fitoreje, ylli irlandez i UFC-së u pyet për ndeshjen e radhës, por refuzoi të japë emra konkretë, duke përmendur një listë me disa alternativa.

Sherri me Khabib Nurmagomedov nuk është lënë pas dhe McGregor po pret me padurim një ndeshje të dytë me kampionin nga Dagestani. Por një emër që e tërheq, është ai i Jorge Masvidal. Ky i fundit ka marrë një famë të madhe vitet e fundit dhe McGregor është pro një ndeshje me të. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti i UFC-së, Dana White, i cili do të dëshironte të shihte McGregorin të ndeshej me Masvidal, ndoshta në mes të vitit 2020./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono