Ndërtimet e reja në Tiranë, Veliaj: 3%, bashkisë për strehim social

13:30 | 02/05/2019

Ndërtuesit për çdo pallat që do të ndërtojnë në Tiranë nga viti i ardhshëm 3% të sipërfaqes së ndërtimit duhet ta vënë në dispozicion të Bashkisë e cila më pas do ta përdorë për qëllime sociale.

Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë fjalës së tij në konferencën “arritja e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri” tha se me ligjin e ri do shmanget getizimi i zonave të caktuara të kryeqytetit.

“Unë besoj se shifra tre përqind e ndërtesave të reja të vendosura në dispozicion fondit të banesave sociale e bën akoma më demokratik këtë proces. Na ndihmon që të mos kthehen hapësirat e qendrave sociale në geto ku ne e dimë që në këtë komunitet, në këtë linjë autobusash janë vetëm këta të sociales dhe këta të tjerët që janë më të barabartë se të barabartët janë në lagje të tjera”, tha ai.

Atyre që e akuzojnë se ka liberalizuar lejet e ndërtimit në Tiranë, Erion Veliaj iu përgjigjet me argumentin se çdo vit kryeqytetit i shtohen 25 mijë banorë. te rinj.

Çdo rezistencë që e kthen marrjen e një shtëpie në një qytet të madh si Tirana në një ankand ku për pak shtëpi konkurrojnë shumë familje të reja është racizëm”, tha Veliaj.

Ndërkohë ndërtesat e larta do të vijojnë të shtohen, thotë Veliaj, i cili shpjegon se ato do të jenë kryesisht hotele të planifikuara nga arkitektë të njohur me kosto të leverdishme.

Tirana do të ketë ndërtesa në atë që quhet downtown. Për herë të parë po konceptojmë me arkitektët atë që quhet shtëpi të përballueshme. Po punojmë jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe zona periferike”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj thotë se që nga momenti kur ka marrë mandatin e kryebashkiakut deri një muaj para se të nisë fushatën për t’i kërkuar sërish votëbesimin qytetarëve, numri i banorëve në Tiranë ka shkuar në 100 mijë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono