Ndërtimet e reja, INSTAT: Numri i lejeve u rrit kryeson Tirana

16:15 | 30/08/201916:150

 

Numri i lejeve të ndërtimit sipas Institutit të Statistikave u rrit me rreth 15% tremujorin e dytë të vitit.  Nga prilli në qershor u dhanë 310 leje për ndërtimin e objekteve të reja, 111 prej tyre në Tiranë.

 

Tirana renditet e para sa i përket lejeve të ndërtimit dhënë nga muaji prill deri në qershor të këtij viti.

Nga 310 leje për ndërtesa të reja lëshuar në të gjithë vendin në tremujorin e dytë të vitit, sipas Institutit të Statistikave, 111 janë lëshuar vetëm nga bashkia e kryeqytetit.

11 leje më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë në Tiranë dhe 14.8% më tepër në të gjithë vendin.

61.2% e lejeve janë dhënë për rezidenca banimi, 27.1% për ndërtesa të tjera dhe 11.7% për punime inxhinierike.

Mbi 400 mijë metër katror territor  vë në dukje Instituti i Statistikave është vënë në dispozicion të ndërtimeve të reja. Në Tiranë kjo sipërfaqe është rreth 273 mijë e 133 metër katror.

Vlera e përafërt e lejeve miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e dytë te 2019 kap shifrën e 16,8 miliardë lekëve./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono