Ndërron jetë në moshën 27- vjeçare njeriu më i shkurtër në botë

12:20 | 18/01/202012:200

Njeriu më i shkurtër në botë siç verifikohet nga Guinness World Records (GWR), ka vdekur në një spital në Nepal në moshën 27 vjeçare.

Khagendra Thapa Magar, nga rrethi Baglung i Nepalit, ishte i gjatë vetëm 67 cm.

Vëllai i tij i tha agjensisë së lajmeve AFP se ai vdiq të premten pas një beteje me pneumoni.

Magar u njoh si njeriu më i vogël në botë në ditëlindjen e 18-të në vitin 2010, në një ceremoni ku morën pjesë personalitete vendase dhe ndërkombëtare.

 

“Unë nuk e konsideroj veten si një njeri të vogël. Unë jam një njeri i madh. Mendoj se të kesh këtë titull më mundëson ta kuptoj  çdo të thotë të ndihesh i madh dhe të marr një shtëpi të përshtatshme për mua dhe familjen time”, tha ai në atë kohë.

Ai ka udhëtuar në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara duke qenë pjesë e televizionit dhe ishte fytyra zyrtare e fushatës së turizmit të Nepalit.

Guinness World Records ka dy kategori për njerëzit me shtat të shkurtër, ata që mund të ecin dhe ata që nuk munden.

Filipinasja, Junrey Balawing e cila nuk është në gjendje të ecë ose të qëndrojë pa u mbështetur, është njeriu më i shkurtër në botë me 59.93 cm.

 

‘Jeta mund të jetë sfiduese’

“Jeta mund të jetë sfiduese kur peshoni vetëm gjashtë kilogram dhe nuk jeni si gjithë të tjerët. Por madhësia e tij e vogël e ndaloi atë të përfitonte sa më shumë nga jeta”, tha Craig Glenday, Kryeredaktori i Guinness Records World Records./abcnews.al

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono