Ndërpritet seanca parlamentare në kuvendin e Kosovës


17:17 | 14/09/2018

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka shtyrë punimet e seancës plenare deri në orën 18:00 të pasdites së të premtes. Pas një pushimi disa minutësh paraditen e sotme, kuvendi i Kosovës nisi punimet e seancës me 40 pika në rend të ditës ku në sallë për një kohë të caktuar pati kuorum. Por për shkak të largimit të një numri të caktuar deputetësh nga salla pas votimit të disa projektligjeve u vendos që të shkohet në pushim për disa orë.

Dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, deklaruan se nuk do të merrnin pjesë në vazhdimin e seancës së të enjtes. Deputetë të Lidhjes Demokratike konfirmuan gjatë ditës se partia e tyre nuk do të merrte pjesë në seancën që ishte parashikuar të niste në orën 11:00. Edhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, tha për mediat kosovare se deputetët e këtij subjekti politik nuk do të jenë të pranishëm në seancën e sotme e as në seancat e radhës, deri sa të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita. Sipas saj, kjo do të vazhdojë deri sa të mbahet seanca e jashtëzakonshme për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono