Ndalohet në Merdarë zyrtari kosovar, reagon Haradinaj

12:19 | 10/01/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj reagoi lidhur me ndalimin e këshilltarit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nebojsha Jakovleviç nga autoritetet serbe, duke thënë se ky është veprim i papranueshëm.

Haradinaj tha se Jakovjeviç është këshilltar në MPMS, anëtar i partisë SLS si dhe vëllai i nënkryetarit të Komunës së Obiliqit, familje kjo të cilën kryeministri e vizitoi gjatë muajit dhjetor.

Sipas Haradinajt, ky veprim është pjesë e një fushate të orkestruar e pushtetit serb, për të kërcënuar drejtpërdrejtë komunitetin serb të Kosovës. Kryeministri i Kosovës i kërkoi Bashkimit Europian që t’i bëjë presion Beogradit që të ndalojë menjëherë veprimet e tillë të njëpasnjëshme kundër qytetarëve të Kosovës. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono