Ndahet nga jeta reperi i famshëm

09:08 | 08/09/2018

Ndahet nga jeta Mac Miller, reperi dhe producenti i ri në industrinë e muzikës. Nuk bëhen ende të ditura detajet për shkakun e vdekjes së tij. Ngjarja është njoftuar nga familja, e cila shpreh dhimbjen e saj nëpërmjet deklaratës së bërë për mediat.

Malcolm McCormick, i cili njihej me emrin e artit si Mac Miller, e nisi karrierën e tij muzikore që në adoleshencë duke patur sukses që në hapat e para. Albumi i tij më i fundit u lançua muajin e kaluar. Ai gjithashtu kishte një sërë koncertesh dhe projektesh për të zhvilluar në muajt në vazhdim. Reperi amerikan shokoi mediat vendase me ndarjen e parakohëshme nga jeta duke lënë brengë gjithashtu dhe tek kolegët e tij, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre nëpërmjet postimeve në Twitter.

Artisti bëri bujë disa vite më parë më këngën “The Way” në bashkëpunim me këngëtaren Ariana Grande, me të cilën ishtë në një marrëdhënie. Ata u frekuentuan bashkë për 2 vite dhe u ndanë në maj të këtij viti. Miller, më parë është rrëfyer dhe për betejën e tij më varësinë nga lëndët narkotike. Kjo dyshohet të ketë qenë arsyeja e vdekjes së tij, por mbetet për tu konfirmuar.

Në një intervistë për Vogue ai ka treguar se: “Jam duke ndryshuar mënyrën time të jetesës, këndvështrimet e mia. Kur je esëll për herë të parë ti ndihesh si një superhero. Ti ndjen emocione të verteta sepse deri më tani ke qenë duke i shtypur ato.”

Më herët ai është arrestuar dhe për ngarje të makinës në gjendje të dehur.

Ndërsa në intervistën e tij të fundit për revistën Volture një ditë para vdekjes së tij ai tha: “Dikur repoja haptazi për disa gjëra shumë të errëta sepse ato po përjetoja aso kohe. Por është në rregull, kjo është. Duhet të jetë gjithçka e mbushur me emocione.”/abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono