Ndahet nga jeta në moshën 75 vjeçare Sulejman Dibra

16:53 | 20/11/2018

Aktori i Sulejman Dibra është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pas një ataku kardiak. Familjarë, miq dhe artistë i kanë dhënë lamtumirën mjeshtrit të roleve episodike në kinematografinë shqiptare Sulejman Dibrës.

Sulejman Dibra aktor shqiptar është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare mbrëmjen e së hënës, pas një ataku kardiak. Sulejman Dibra ka lindur më 9 shtator të vitit 1943 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të lartë në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë, në vitin 1966 rikthehet në qytetin e Shkodrës për të punuar si aktor profesionist në Teatrin “Migjeni” të këtij qyteti. Në vitin 1969 do të transferohet në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë. Me këtë teatër ka interpretuar në shumë pjesë si “Arturo Ui”, “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Prefekti” e Besim Lëvonjës etj. Në kinematografi ka interpretuar në 13 role, e ku Sulejman Dibra shquhet për realizimin e karaktereve të pa përsëritshëm.

Ai ka skalitur karakterin Sotir Filipit tek “Njësiti “Guerril” , “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri””, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, rolin e Gjeneralit turk në filmin “nëntori i dytë” etj. Roli i tij i fundit ishte në vitin 2009, roli i Myrtezait në filmin “Ne dhe Lenini”. Sulejman Dibra ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. Ai ka qenë bashkeshorti i pianists “Artistes së merituar” Anita Tartari. Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.

Në kinematografi ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë ishte ai partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”. Më tej interpretoi në rolin e Kiços, agjentit 13 në filmin “Njësiti “Guerril” , rolin e Sotir Filipit “Kasketa” në filmin “Operacioni “Zjarri””, rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Tinguj Lufte”, rolin e Gjeneralit turk në filmin “Nëntori i dytë” etj. Roli i tij më i fundit ishte në vitin 2009, ku ishte karakteri i Myrtezait në filmin “Ne dhe Lenini”. Sulejman Delvina gjithashtu ka dhënë mësim në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në degën e Aktrimit. Ai është i martuar me pianisten Anita Tartari dhe ka një vajzë, Enin, e cila është sot një pianiste e njohur. Për meritat e tij artistike në vitin 2006, Sulejman Dibra është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono