Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare, regjisori i njohur Gjergj Xhuvani

16:00 | 14/08/2019

Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar Gjergj Xhuvani.  Xhuvani vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai e humbi betejën me të, ketë të mërkurë në një spital në Romë.

Gjergj Xhuvani do të kujtohet si një ndër artistët më të spikatur të skenës shqiptare.

I diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e artit dramatik Xhuvani punoi si asistent regjisor në shumë filma nga viti 1986 deri në vitin 1990.  Në vitin 1991 ai realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e Zi”.

Ndërsa pas viteve ‘90 filmat e suksesshëm si “Lindje, Perëndim, Lindje”, “I dashur Armik” dhe “Dashuria e Fundit” mbajnë autorësinë e tij.

Ketë vit pritej dhe premiera e filmit ri të Gjergj Xhuvanit, “Liqeni im”./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono