Nazarko: Meta si plaku i shtëpisë, po u nxeh plaku zor të mbash kopenë

21:42 | 20/11/201921:420

Në studion e “Byro Politike”, në “ABC News”,  mbrëmjen e sotme, me gazetaren Juli Xhokaxhi, i ftuar analisti, Shpëtim Nazarko ka komentuar përplasjet me klasave politike, ai shprehet se të gjitha pushtetet janë të kapura nga mazhoranca. Nazarko thekson se gjithë procesi i Kushtetueses po monitorohet nga ndërkombërtarët.

“Personalisht mendoj që kasta e gjyqtarëve, nuk mund të themi se është më pak e korruptuar për shkak se ata kanë përfituar nga interesat vetiake të klasës politike. Duke bërë ligje që kanë çuar në vrasje 10 mijë veta për pronën, politika ka bërë sehir me gjyqësorët”, tha Nazarko.

Sa i përket konfliktit Dvorani – Meta, sipas tij, nga pikëpamja juridike Dvorani është zgjedhur si “kokë turku”.

“Dvorani është zgjedhur si kokë turku, respektoj vendimin e tij i cili është në syrin e vëzhguesit të ndërkombtarëve. Ndoshta ndërkombetarët janë përzier me dëshirën e mirë që Shqipëria të ecë përpara”, tha Nazarko.

Në studio është komentuar edhe vendimi i presidentit Meta për shpalljen “non grata” të ambasadorit Ber Borchardt. “Shpallja “non grata” e Bochardt është jo korrekte, presidenti duhet ti mundë të tjerët me qetësi “po u nxe plaku i shtëpisë zor të mbash kopenë”, tha ndër të tjera Nazarko.

Sikur skena politike të ishte më shumplanëshe do të krijohej një kaos. Nuk i di arsyet e brendshme të vendimit të presidentit Meta, por në disa raste i ka tejkaluar. Do të preferoja një vendim pa zhurmë. Nëse do ta gjykojmë politikisht, vendimet e Metës janë për shumë arsye, por besoj se jëmi në vazhdimin e lojës politke të 2017-tës, theksoi Nazarko.

Sipas tij fundi i kësaj përplasje mund të sjellë shkarkimin e Presidentit Meta, ose dobësimin e LSI-së.

“Meta e din më mirë se ne, se ku është fundi i kësaj loje, që nuk është vetëm shkarkimi i tij, por edhe dobësimi i LSI-së”, tha Nazarko.

Sa i përket zgjedhjeve Nazarko thotë se Basha nuk mund të hyjë dot në asnjë palë zgjedhje nëse nuk krijon një front të përbashkët./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono