Navas zgjedh yllin e PSG-së: Çfarë talenti, nuk i përket kësaj bote

13:28 | 27/01/202013:280

PSG iu fal dy golave të Neymar për të mposhtur Lille mbrëmjen e kaluar. Kampionët triumfuan 0-2 jashtë fushe dhe marshojnë të pashqetësuar drejt titullit kampion. Goli i parë i brazilianit erdhi pas një aksioni fantastik dhe një finalizimi spektakolar.

Keylor Navas nuk i kursen elozhet për yllin e sulmit. Portieri nga Kosta Rika tregon për Telefoot se Neymar e bën edhe më të fortë PSG-në, teksa shfaqet i qartë në objektivat që synon të arrijë.

Neymar është një lojtar i një niveli tjetër, nuk i përket kësaj bote. Jemi shumë të lumtur që e kemi në skuadër, ndihemi edhe më të fortë me të. Objektivat e mi? Nuk erdha te PSG për t’u zbavitur, por për të punuar me përulësi dhe për të fituar trofe“, deklaron Keylor Navas. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono