NATO paralajmëron Rusinë

23:59 | 25/06/2019

Marrëdhëniet e krisura mes Perëndimit dhe Lindjes ka gjasa të përkeqësohen nëse Rusia nuk asgjëson sistemin e saj raketor me mbushje bërthamore. Paralajmërimi është bërë nga NATO, që i ka bërë thirrje Moskës të veprojë, në të kundërt do të përballet me pasoja.

NATO i bëri thirrje të martën Rusisë që të asgjësojë sistemin e raketave me mbushje bërthamore dhe bazë tokësore, përmes të cilave mund të godasë Europën. Në të kundërt, Aleanca ka paralajmëruar Kremlinin se do të përballet me një përgjigje të fortë të saj. Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë të mërkurën për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren nëse Moska refuzon ta bëjë një gjë të tillë.

“I bëjmë thirrje Rusisë që të ndjekë rrugën e përgjegjshmërisë, edhe pse deri tani nuk kemi parë asnjë sinjal pozitiv”, deklaroi në një konferencë për shtyp sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai theksoi se Europa duhet të jetë në gjendje të përgjigjet, por nuk dha detaje mbi mënyrën se si do të reagojë. Por diplomatë europianë, të cituar nga agjencia e lajmeve “Reuters” deklaruan se, masat e Europës parashikojnë lejimin e fluturimit të avionëve luftarakë amerikanë që mbajnë mbushje bërthamore, një ripozicionim të raketave bërthamore amerikane me bazë detare dhe intensifikimin e stërvitjeve ushtarake.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët europianë të NATO-s kërkojnë që Rusia të asgjësojë sistemin e saj me raketa “Kruis” me mbushje bërthamore, gjë që deri më sot Moska ka refuzuar ta bëjë. Përplasja ka bërë që të thellohet përçarja në marrëdhëniet mes Lindjes dhe Perëndimit, që u verifikua pas aneksimit të gadishullit të Krimesë dhe ndërhyrjes së Rusisë në Siri./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono