National Geographic zgjedh projektin Nivica për dokumentar

16:17 | 12/10/2018

National Geographic po zhvillon një dokumentar në Shqipëri. Televizioni i famshëm ndërkombëtar ka zgjedhur projektin Nivica për të dokumentuar jo vetëm jetën dhe natyrën e kësaj zone të panjohur, por edhe përpjekjet që po bëhen për të krijuar një model turizmi të bazuar në mbrojtjen e natyrës dhe vlerave historike.

Një ekip i National Geographic Explorer ka përzgjedhur projektin Nivica si pjesë e serive të këtij televizioni të famshëm, të titulluar “Vende që Frymëzojnë”. Për një javë me radhë, ata po xhirojnë në malësitë e thella të Kurveleshit për të dokumentuar jo vetëm jetën dhe natyrën e kësaj zone të panjohur por edhe përpjekjet që po bëhen për të krijuar një model turizmi të bazuar në mbrojtjen e natyrës dhe vlerave historike. Seria e dokumentareve “Vende që frymëzojnë” është një cikël dokumentarësh dedikuar projekteve që ndryshojnë jetën e njerëzve dhe vendeve ku ndodhin ato.

Nga Kina në Japoni, Peru apo Kosta Rika në malet e Himalajave dhe tani në zonën e Kurveleshit, National Geographic është një prej mediave më të njohura në botë, e cila ka filluar një projekt ndërkombëtar për të mbështetur vende, njerëz apo projekte të ndryshme që kërkojnë të krijojnë një filozofi turizmi mjaft të ndryshme nga turizmi masiv apo turizmi që nuk respekton natyrën dhe historinë.

Për këtë arsye Projekti Nivica i cili ka filluar në Jugun e Shqipërisë dhe kërkon të ndërtojë një model unik turistik duke lidhur zona bregdetare me ato malore është përzgjedhur nga National Geographic Explorer si një model për t’u mbështetur dhe promovuar./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono