Naser Aliji largohet nga skuadra e Dinamo Bukuresht

23:43 | 24/06/2019

 

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Naser Aliji ka përfunduar aventurën te Dinamo Bukuresh. Futbollisti pranë rikthimit në futbollin zviceran

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Naser Aliji ka përfunduar  aventurën tek skuadra e Dinamos së Bukureshtit. Aliji zhvilloi një sezon pozitiv me skuadrën rumune por kërkon një tjetër  eksperiencë. Mbrojtësi shqiptar ka zhvilluar 16 takime me skuadrën e Dinamos që prej transferimit në kampionin rumun rreth 8 muaj më parë.

Aliji është aktivizuar në Zvicër me skuadrën e Basel  por pritet të nisë një aventurë të re në një tjetër skuadër.

Naser Aliji është pjesë e kombëtares shqiptare prej vitit 2015 ku vendosi të përfaqësonte ngjyrat kuq e zi pas largimit nga grup moshat e Zvicrës. Mbrojtësi anësor ka luajtur gjithmonë në nivele mesatare. Tek kuqezinjtë nuk ka mundur të fitojë vendin e titullarit por mbetet një pikë e rëndësishme në korsinë e majtë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono