Nard Ndoka frymëzohet në plazh: Dua të bëj jetëshkrimin e vetes time (Video)

20:04 | 15/08/201820:040

Në librarinë e Drymades kamera e “Edicionit Veror”  ka hasur në edhe kreun e Partisë Demokristiane dhe deputetin Nard Ndoka, i cili zbulon për herë të parë për ABC News se po përgatit një jetëshkrim.

Gazetarja:E ke menduar ndonjëherë të shkruash një biografi për jetën tënde?

Nard Ndoka:Për çdo njeri që ka pasur një rol, jam disa herë i zgjedhur në parlamentin e Shqipërisë, kam drejtuar ministrinë e shëndetësisë, janë disa gjëra që mendoj se i kam bërë mirë, pse të mos jenë të shkruajtura diku, qoftë edhe si dokument familjar. Kam shkruar faqet e para. Mendja është gjë e madhe, librat ta pasurojnë.

Kreu i PDK, i cili mban në duar librin e shumëpërfolur “Zjarr dhe tërbim” nga Michael Wolff shprehet se ka lexuar të gjitha librat e presidentëve amerikanë, por nëse do të shkruhej një libër për atë që ndodh pas dyerve të parlamentit shqiptar, ai thotë se  politika shqiptare do t’ia kalonte edhe vetë Trumpit.

“Do t’ia kalonte edhe vetë Trumpit. Politika shqiptare është e komplikuar me ambjentet e veta të mbidheshme e nëndheshme, me marrëveshjet”.

I pyetur nga gazetarja nëse e ka kuptuar, këtë lloj politike, Ndoka shprehet se: “E kam kuptuar dhe prandaj kam rezistuar goxha në politikë”. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono