Nano: Celulari dhe informacioni i rremë po vrasin të vërtetën

20:31 | 06/11/2018

Monologu i kësaj të marte në Provokacija ka ngritur shqetësimin për rreziqet e telefonit celular dhe të informacionit të rremë, që sipas Mustafa Nanos po helmon dynjanë.  Duke sjellë persoanzhe të njohur që denoncojnë dëmet e shkaktuara nga këto, Nano thekson se viktima më e parë në këtë mes është e vërteta, ndërsa gënjeshtra triumfon. Një tjetër shqetësim sipas Nanos është dhe humbja e kontaktit human dhe komunikimit mes njerëzve.

Monologu i plotë i Mustafa Nanos në Provokacija

Noam Chomsky, një intelektual shumë i rëndësishëm në SHBA, ka kërkuar gjithnjë që mass-media të mos jetë në duart e pronarëve.

“Duhet një mass-media alternative që të mos ketë nevojë për financime tycoon-ësh, në mënyrë që informacioni të mos kontrollohet nga një njeri, apo nga disa njerëz”, ka thënë ai në thelb.

Dhe dëshira i është plotësuar. Sot kemi një mass-media alternative. Janë rrjetet sociale, facebook-u, instagrami, twitter-i, etj, të mbushura me informacion që nuk kontrollohet prej askujt. Informacioni në rrjetet sociale nuk ka më një burim. Janë me mijra e miliona burime.

Çdo përdorues interneti mund të jetë një burim informimi. Ose keqinformimi. Tamam. Keqinformimi, që ka pushtuar botën si të ishte një murtajë. Sepse mass-media alternative, që nuk ka pronar, që nuk ka nevojë të financohet, që nuk mund të kontrollohet, këtë ka sjellë: keqinformimin. Lajmet e rreme, apo siç i ka quajtur Donald Trumpi, fake neës-et, mund të kenë për burim njeriun më të parëndësishëm të botës, por nëse dikush është i interesuar që lajme të tilla të përhapen, mund t’i marrë e t’i shpërndajë për llogari të vet, dhe kështu lajmet e rreme, nga një rrëke e vogël, bëhen një përrua, pastaj një lumë, pastaj një lumë më i madh, e kështu me radhë derisa keqinformimi del nga shtrati e merr përpara ç’të gjejë. Viktima më e parë në këtë mes është e vërteta. Gënjeshtra triumfon. Ajo shkon tek çdo njeri. Sepse çdo njeri ka telefonin me vete. Telefoni i është bërë si një gjymtyrë. Dhe aty, në atë telefon të vogël, ai mund të lexojë çdo lajm, edhe një lajm të hedhur nga dikush në Kamçatka, ashtu si njeriu i Kamçatkës mund të lexojë një lajm të prodhuar nga dikush në Ndroq, Rubik apo Poliçan.

Se mos është vetëm ky problemi. Telefoni na ka bërë që të humbasim magjinë e kontaktit human, magjinë e komunikimit mes nesh. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono