Myslim Murrizi: Basha po devijon nga kauza e 16 Shkurtit

18:36 | 08/03/2019

Deputeti i PD-së Myslim Murrizi, i cili ka refuzuar të dorëzojë mandatin për “ABC News”, është shprehur se Basha po devijon nga kauza e 16 Shkurtit. Sipas tij, kryedemokrati për herë të parë ka folur për ndryshim të sistemit, pas takimit që pati me Danielson.

“Unë nuk di  kush është zgjidhja e sotme në këtë vendim drastik të daljes nga Kuvendi. Është një farë devijimi nga kauza e 16 Shkurtit. Kurrë Basha nuk ka fol për ndryshim sistemi dhe foli dje. Unë e ka propozuar më parë dhe nuk ka reaguar dhe nuk ka folur askush. Dje e kam dëgjuar për herë të parë zotin Basha që kërkon ndryshim të sistemit”.

Më tej demokrati ka treguar se si janë njoftuar për vendimin për djegien e mandateve.

“Basha doli në media të dielën që paralajmëroi për djegien e mandateve dhe të hënën u mor vendimi. Eduart Halimi ka qenë i pari që ka dhënë për media shkëndijën e parë. Halim tha se mirë është t’i djegim këto mandati dha ai e ka thënë para një viti e ca më parë. Të hënën ishte mbledhja e grupit parlament dhe u mor vendimi drastik. Ndërkombëtarë nuk ishin me ne dhe faktori ndërkombëtarë është kundër. I kam kërkuar Bashës që të paktën të konsultohej me Partitë Popullore Evropiane dhe përtej oqeanit nuk do kishte ndonjë gjë të keqe”.

Deputeti ka komentuar edhe etiketimet që po i bëhen duke e quajtur tradhtar dhe i shitur tek Edi Rama.

“Kjo historia e tradhtarëve te kjo parti ka nisur herët që në vite ’91. Ky termi tradhtar është termi bolshevik i pjesës bolshevike. Kjo pjesa e tradhtarëve është e dalur boje”.

Ai gjithashtu ka folur për pozicionin që do të mbajë në Kuvend.

“Së pari nuk jam se kam kontakte me pjesën që po futen dhe besoj se do ketë edhe të tjerë që do futen. Unë jam atje si anti-komunist nga geni dhe nga formimi im. Unë do jem kundër partisë aty në Kuvend.  Unë do jem atje opozitar i kësaj mazhorance që prej 7 vitesh po qeveris. Unë nuk i përkas brezit që flas në emër të popullit dhe kur dëgjoj disa që flasin në emër të popullit që nuk i kanë takuar asnjëherë më vjen pështirë”.

Demokrati ka komentuar mundësinë e largimit të Ramës, dhe çfarë ndodh më pas.

“Nëse  ka ik PD dhe ikën edhe Rama ne për 45 ditë hyjmë në zgjedhje të parakohshme me këtë ligj, me këtë kod dhe me këta të fortë. Akoma sot nuk është artikuluar qartë qëndrimi i PD se çfarë do të bëjë me zgjedhjet lokale”.

Së fundmi ai ka folur për të ardhmen e tij politike ku u shpreh se:

“Unë nuk e kam qëllim në vetvete që o të jem unë në parlament o rashë e vdiqa. Unë nuk e quaj vend pune të qenit deputet. Absolutisht do jem pjesë e politikës jashtë këtij grupi as që nuk i kanë dhënë dorën njeriu në jetën e vet”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono