Mynyr Koni i kërkon ndihmë Presidentit

23:12 | 15/04/2019

Mynyr Koni ka reaguar pasi u pezullua nga detyra e Rektorit të Universitetit të Tiranës nga ministrja Besa Shahini. Retori i UT thotë se e dinte një gjë të tillë pas gjithë atyre sulmeve të pashembullta që prej shumë kohësh, janë adresuar ndaj tij, ndërsa shton se para se të merrte këtë vendim, Shahini duhet minimalisht ta kishte pritur në një takim.  Ndër të tjera koni ka vën theksin tek akuzat ndaj Ministres Shahini duke e cilësuar si jo bashkëpunuese. Mynyr Koni ka shkruar ndër të tjera në deklaratën e tij se  pezullimi është kërkaur nga qeveria e Ramës. Në përbmyllje të deklaratës së tij, Rektori i Univeristetit të Tiranës i kërkon ndihmë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, “që me seriozitetin dhe gjakftohtësinë që e karakterizon, ta shikojë me shumë kujdes këtë rast, jo për Mynyr Konin, por për Universitetin e Tiranës, për vetë rëndësinë, historinë dhe domethënien që ka ai në arsimin e lartë në vend”. Ai ka theksuar gjithashut se: “Dua të shpreh gadishmërinë time për çdo sqarim me institucionin e Presidentit në lidhje me këtë çështje kaq delikate dhe të rëndësishme dhe mbetem i gatshëm për të vënë në dispozicion çdo dokument zyrtar që unë disponoj”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono