Muzika mban trurin tuaj të ri

09:16 | 11/12/201909:160

Nëse doni të mbani trupin tuaj në formë, shkoni në palestër. Ndërsa nëse doni të ushtroni trurin tuaj, dëgjoni muzikë. Shumë pak gjëra e stimulojnë trurin ashtu si muzika. Studimet tregojnë se dëgjimi i muzikës mund të reduktojë ankthin dhe dhimbjen dhe të përmirësojë tensionin e gjakut, kualitetin e gjumit, humorin, shkathtësinë mendore dhe memorien.

1.Lidhja tru-muzikë

Ekspertët po përpiqen të kuptojnë se si truri ynë mund të dëgjojë dhe luajë muzikë. Një sistem stereo përcjell vibrime që udhëtojnë nëpërmjet ajrit dhe në një farë mënyre futen në kanalin e veshit. Këto vibrime prekin daullen e veshit dhe transmetohen në një sinjal elektrik që udhëton nëpërmjet nervit të dëgjimit për në tru, ku kthehet në diçka që ne e perceptojmë si muzikë.

2.Nxitje të përditshme të trurit nga muzika

Fuqia e muzikës nuk limitohet vetëm në studime interesante. Provoni këto metoda për të sjellë më shumë muzikë dhe përfitime të trurit në jetën tuaj.

3.Ndihmoni kreativitetin tuaj

Ekspertët sugjerojnë të dëgjoni edhe muzikën që dëgjojnë fëmijët dhe nipërit tuaj. Shpesh ne dëgjojmë vazhdimisht të njëjtat këngë dhe zhaner muzike që dëgjonim gjatë adoleshencës dhe në të 20 – at dhe kryesisht shmangim dëgjimin e çdo gjëje jashtë asaj periudhe. Muzika e re sfidon trurin tonë në një mënyrë që ajo e vjetra nuk e bën. Mund të mos jetë shumë e pëlqyeshme në fillim, por ai jo-familjaritet detyron trurin të përpiqet për të kuptuar tingujt e ri.

4.Kujtoni diçka nga shumë kohë më parë

Këngë të ndryshme ju sjellin kujtime të ngjarjeve që mund të kenë ndodhur kur ju keni qenë duke e degjuar atë në të shkuarën.

5.Dëgjoni trupin tuaj                    

Kushtojini vëmendje se si ju reagoni ndaj formave të ndryshme të muzikës dhe zgjidhni atë që është më e përshtatshme për ju. Çfarë ndihmon një njeri që të përqendrohet mund të jetë shpërqendruese për dikë tjetër dhe çfarë e ndihmon dikë që të çlodhet mund të sjellë lodhje për dikë tjetër./abcnews.al

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono