Murtaja e derrit, qeveria e RMV-së merr masa radikale

15:09 | 21/08/2019

Brenda 10 ditësh, rreth 28 mijë derra shtëpiakë e të egër duhet të theren. Janë masat radikale që ka ndërmarrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me parandalimin e murtajës së derrit që ka prekur vendet fqinje Bullgarinë dhe Serbinë.

Qeveria u ka dhënë afat 10 ditësh koncesionerëve të shoqatave të gjuetisë në vend të bëjnë gjuetinë e 50% të derrave të egër, ndërsa në vendet e gjuetisë ku nuk ka koncesionerë  do të kyçet armata. Zëvëndëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev shtoi se dëmi në ekonomi do të ishte mbi 100 milionë euro.

“Secili gjuetar që do të gjuajë një derr të egër do të marrë shpërblim prej 1000 denarësh. Në ato vende të gjuetisë ku nuk ka koncesionerë, ndërsa janë në vendkalimet kufitare me Bullgarinë dhe me Serbinë, u është dhënë urdhër Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë së ARM-së të përgatisin plan aksional në afat prej tri ditësh dhe të ndihmojnë në zhdukjen e derrave të egër më qëllim që të ulet rreziku I bartjes së sëmundjes.”

Ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski, në lidhje me atë përse pasi u mor vendimi për gjueti të jashtëzakonshme të derrave të egër, deri tani është gjuajtur vetëm një, theksoi se është sezoni i pushimeve vjetore dhe gjuajtja e rregullt fillon më 1 nëntor.

“Thamë se duke pasur parasysh periudhën, d.m.th 1 gusht, ne nuk lejuam më shumë se 20 ditë, u alarmuam menjëherë. Lamë hapësirë prej 20 ditësh t’a shohim si do të veprojnë shoqatat e gjuetisë dhe e pamë se është sezon pushimesh. Kjo u la në vullnetin e lirë të shoqatave të gjuetisë, por tani ata kanë obligim konkret, përkatësisht afat ta bëjnë këtë.”

Opozitarja VMRO-DPMNE kërkon qasje serioze dhe sistematike për trajtimin e virusit të murtajës afrikane, ata akuzojnë se qeveria nuk ofron zgjidhje por e prolongon problemin.

“Zgjidhjet gjysmake të cilat i ofron qeveria janë rrezik për ngjalljen e problemit dhe dëme të mëdha për Republikën e Maqedonisë. Virusi i murtajës afrikane është shumë rezistent dhe shumë patogjen. Qasja gjatë trajtimit të tij duhet të jetë serioze dhe sistematike”.

Sipas të dhënave të Agjencisë për ushqim dhe veterinari në vend 18.000 derra rriten pa masa të përshtatshme të biosigurisë, ndërsa mbi 100.000 në ferma. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono