Murrizi: Rama e Basha pronarë të 140 karrigeve, duhet ndryshim i sistemit zgjedhor

22:20 | 10/09/201922:200

 “Unë vetë dhe shumica e deputetëve të opozitës duam ndryshimin e sistemit dhe nëse kjo vjen nga cili do subjekt politik do e votoj”. Kështu është shprehur në studion e Provokacijas Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Mysylm Murrizi. Sipas tij sistemi duhet ndryshuar që Rama dhe Basha të mos jenë pronarë të 140 karrigeve.

“Me ndryshimin  sistemit u zbehet roli kryetarëve të dy partive dhe hapet gara. Nuk ka garë se janë vetëm dy pronarë. Ose duhet te jesh ushtar te Rama, ose te Basha ndryshe nuk bën karrierë në politikë”.

I pyetur nëse mund të ndodhë që të kthehet sërish me Bashën, Murrizi e vë sërish theksin te sistemi, pasi sipas tij Basha nuke do ndryshimin e sistemit, dhe kjo është një nga betejat e tij me kreun e PD.

“Murrizi është në luftë me sistemin që në prill 2008. Edhe këta nuk e duan ndryshimin kodit zgjedhor duan të ruajnë këtë status quo, dhe një grup servilësh dhe e gjithë kjo vrasje kontributesh në karrierë është për shkak të këtij sistemi. Po të jetë sistemi si në 2005, të gjithë këta që kërkojnë të promovohen nga Basha nuk e shohin veten në parlament. Një nga betejat e mia me Bashën unë kam thënë se ky sistem nuk e favorizon të djathtën shqiptare”.

Ai përjashton mundësinë e votimit të një marrëveshjeje Rama-Basha, pasi ai vetë është përjashtuar nga Basha.

“E zëmë nëse Rama e Basha bien dakord për marrëveshje ku do votohet kjo marrëveshje. Pse duhet të votoj unë çfarë thotë Basha me Ramën, kur mua Basha më përjashton.

Këta po i bëjnë hesapet pa hanxhin ose i besojnë trastës  së 20 mln euro të një km rrugë të PPP që po kalojnë dhe thonë më paret e trafikut do blej dhe nëse është kështu, është fatkeqësi.

Unë vetë dhe shumica e deputetëve të opozitës duam ndryshimin e sistemit dhe nëse kjo vjen nga cili do subjekt politik do e votoj”.

Murrizi foli në Provokacija edhe për hetimin që po i bën Parlameti Presidentit për dekretin për zgjedhjet lokale. Sipas tij delegacioni i Komisionit të Venecias ka rol këshillues dhe jo vendimmarrës, në kushtet kur vendi nuk ka gjykatë kushtetuese.

“Ata kanë rol këshillues është më shumë takim informues, ata nuk janë organ vendimmarrës më shumë nevojë kemi për ata se vendi nuk ka Gjykatë Kushtetuese se gjykata duhet t’u kërkonte konsulencë atyre jo parlamenti”.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono