“Murgu” Gazmend Leka rrëfen format e “Lutjes”

21:43 | 07/10/2018

Piktori Gazmend Leka në një intervistë për ABC Neës  nga vendlutja që është studio rrëfen format e lutjes për fenë e artit. Artisti më pas në galerinë FAB zhvillon dialogun me vizitorët për “Lutjen”. Ekspozita “Lutja”  është një shtegtim i artistit mes jetës dhe vdekjes, me shpresën për t’u rilindur në pikturë.

Për shumë kënd lutja është një formë katarsi dhe thirrje për qetësi, por jo për artistin. Lutja e Gazmend Lekës është vuajtje e madhe e të jetuarit si murg brenda mureve të studios për t’i dhënë jetë ciklit të pikturave të pagëzuara me emrin “Lutja”.

Në këtë vendlutje lexohet lehtë, tensioni, makthi i ditë-natës së tij deri në vetëflijim. Mbi tavolocë janë shtrydhje tybetesh ngjyrash me të cilat ai nxjerr impulse dhe energji të shumta që mes penelave e spatulave të mos jetë e paqtë, por të ngrejë dallgë tej studios.

Këtë ritual e kërkoi brenda vetes së tij në qoshte më të errëta e lëndim i erdhi një prej personazheve të Dostojevskit për të gjetur pulsin e lutjes që e ka hyjnizuar në këtë cikël pikturash.

Krijimi dhe krimi sipas piktorit janë të barasvlefshme dhe këtë e lidh me mitologjinë. Në zemër të pikturës ai ka vënë vetveten. Ndërmend e ka ta zhvillojë më tej. Në pikëpamjen e parë lidhet me egoizmin dhe narcizmin, por ai e kundërshton këtë fakt.

“Murgu” Gazmend Leka pasi del prej mureve kërkon dialogun me të tjerët sy më sy.  Autoportreti i artistit vende vende vjen i paqtë varur në murin e galerisë FAB. Por “Lutja” e tij nuk është e lehtë pasi ai pasqyron me ngjyrën e pikturës kontrastin e fortë jetë-vdekje të vetvetes.

Gazi përmes pikturës nxjerr ekzorcizmin ndaj vdekjes. Rrugëtimi artistik i kësaj “Lutje” vjen edhe nëpërmjet copëzave të studios së tij. Syrit të mprehtë të artistit nuk i mungojnë asnjëherë detajet, siç janë edhe këto këpucë. Por lutjet e Gazmend Lekës janë nga më të ndryshmet deri në ekstrem siç luten murgjit.

Vende vende, portreti i tij lidhet dhe me figura biblike të cilat ai i cilëson si përkime të rastësishme pasi gjumi i tanishëm dhe ai i gjati sipas Gazmend Lekës do të jetë kështu. Piktori i njohur, Gazmend Leka që të tejkalojë këtë ekspozitë nuk do ta ketë të lehtë vitin e ardhshëm./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT