Ulet prodhimi në Fierzë, për 9 ditë u blenë mbi 5 mln euro energji

14:55 | 08/01/202014:550

Moti i ftohtë me temperatura nën zero ka rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike  në vend. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike bën me dije se dy ditët e fundit  energjia e hedhur në rrjet ka arritur  pikun. Për të plotësuar nevojat OSHEE ka vijuar importin e energjisë dhe vetëm, për 9 ditët e para të janarit ka blerë mbi 5 mln euro. Ndërkohë në Fierzë niveli i ujit mbetet në kuota të ulta per shkak te mungeses se  reshjeve.

Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë energji elektrike gjatë ditëve të para të muajit janar. Temperaturat nën 0 duket se kanë detyruar shumë konsumatorë që të përdorin për ngrohje energjinë elektrike.

Drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Petraq Lika deklaron se energjia e konsumuar ka tejkaluar edhe sasisë e shpenzuar gjatë darkës së ndërrrimit të viteve. Gjatë dy ditëve të fundit rezulton se është shpenzuar rreth 10 % më shumë energji.

“Kemi pasur një rritje rreth 10 % të ngarkesës. Ndryshimet e temperaturave shoqërohen edhe me rritjen e kërkesës,” u shpreh Lika.

Moti i keq me erë të fuqishme gjatë datës 5 janar shkaktoi dëme në rrjet duke shkakatuar nderprerje te energjise per mbi 60 mijë abonentë por tashmë situata është stabilizuar.

“Data 5 u regjistrua me një stuhi të madhe”, theksoi Lika.

Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike ka vijuar importin e energjisë për të plotësuar nevojat e furnizimit me energji në vend.Vetëm për periudhën 1 deri në 9 janar janë shpenzuar mbi 5 mln euro për blerjen e enrgjisë. Mungesa e reshjeve gjatë muajit të fundit ka ndikuar edhe në uljen e ndjeshme të nivelit të prurjeve në liqenin e Fierzës. Sipas të dhënave rezulton se niveli në Fierzë është rreth 275  m nga 296  që është maksimali ndërsa prurjet janë vetëm 120 m/3 në sekond./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono