Mund të ndodhë që të bëhesh deputet? Si përgjigjet Laert Vasili (Video)

21:29 | 14/05/2019

Artisti Laert Vasili ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano. Prej pak kohësh, ai është bërë pjesë e debateve publike.

Aktori dhe regjisori u pyet nga moderatori Mustafa Nano nëse do donte të bëhej deputet. Vasili nuk përjashtoi asnjë lloj mundësie, për aq kohë sa i shërben interesit të qytetarëve shqiptarë.

Mustafa Nano: Mund të ndodhë që Laert Vasili të bëhet deputet?

Laert Vasili: Unë nuk e përjashtoj asnjë lloj mundësie nëse do i vija në ndihmë qytetarisë shqiptare.

Mustafa Nano: E ke përfytyruar ndonjëherë veten brenda këtij parlamenti dhe të duket vetja mirë atje?

Laert Vasili: Ndoshta brenda këtij parlamenti jo sepse nuk po pritet reforma në drejtësi, e cila ka filluar, Vettingu që do përfshijë dhe politikanët. Unë ëndërroj dhe shpresoj që një ditë nuk do të kemi politikanë që deri dje qarkullonin me biçikletë dhe nuk përligjin pronat dhe pasuritë e tyre. Për shembull, rasti i Kryeministrit të Holandës që shkonte për të takuar mbretin me biçikletë ishte domethënës. Ka nevojë Shqipëria për njerëz që do i shërbejnë qytetarëve shqiptarë dhe jo qytetarët shqiptarë t’i shërbejnë politikës./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono