MTV heq çmimin Michael Jackson?

23:00 | 30/07/201923:000

Muzika që ka lënë pas, çmimet e rëndësishme, si dhe lëvizjet ikonike, mesa duket nuk kanë më fuqinë për të mbrojtur mbretin e popit.

Pasi i kthyen shpinën mediat, portalet dhe radiot, tashmë edhe MTV është kundër Michael Jackson dhe po mendon ta riemërtojë çmimin “Michael Jackson” në “Video Vanguard Award”. Kjo për shkak të akuzave të bëra kundër yllit të ndjerë të popit në dokumentarin kontrovers “Leaving Neverland”. Dilema vjen për faktin se ka polemika nëse artistët do ta pranojnë apo jo të marrin çmimin që mban emrin e Jackson.

Eventi më i madh i çmimeve në industrinë e muzikës do të mbahet më 26 Gusht. Drejtuesit e tij janë në diskutime, për të gjetur një mënyrë sesi do të prezantohet çmimi dhe se kush do ta dorëzojë atë.

Ylli i ndjerë i popit u nderua me “Vanguard Award” në vitin 1988, ndërsa MTV e riemërtoi atë për nder të tij në vitin 1991.

Kanë kaluar gjashtë muaj, që nga lançimi i dokumentarit, ku dy meshkuj pretendojnë se Jackson i kishte keqtrajtuar kur ishin fëmijë. Lajmet u hodhën poshtë nga familja e mbretit të popit, madje ngritën një padi prej 100 milionë dollarësh kundër rrjetit televiziv amerikan, që e publikoi atë.

Klan Plus

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono