Moxhi këshillon Ikardin: Ndaj gruan dhe rri me Interin

18:00 | 17/08/2019

Nuk mungojnë batutat e ish-drejtorit të Juventusit, Moxhit që së fundmi për mediat italiane ka dhënë recetën e tij, për të ardhmen e Ikardit. Sipas tij, Ikardit i bie që mes qëndrimit të Interi dhe bashkëshortes, të zgjedh Interin. “Një afrim në Torino me Juventusin do t’i shërbente shumë skuadrës, por gruan do e kishte në Milano”,- thekson Moxhi ndër të tjera që inkurajon ndër të tjera edhe Juventusin ta marrë Ikardin.

Ish-drejtori Juventin i viteve të arta që më pas sollën edhe katastrofën e klubit, Luciano Moggi i bën apel Ikardit për zgjedhjen e tij. Sipas vetë Moggit, Ikardit më mirë i bie të ndajë gruan e të rrijë te Interi, se sa me gruan e të vijë në Torino. Për momentin argjentinasi Ikardi mund të konsiderohet praktikisht si një futbollist pa skuadër, duke qenë se Interi nuk e lejon të stërvitet me pjesën tjetër të grupit.

Një diçka e tillë për momentin në Itali në kurriz të lojtarit i faturohet Uanda Narës duke qenë se bashkëshortja e futbollistit dhe njëkohësisht agjentja e tij e kanë bërë një mish mash të madh një operacion të tillë si të rinovimit, ashtu edhe të transferimit. Së fundmi Luçiano Moxhi, në një intervistë për mediat italiane u shpreh se Ikardi duhet të ndahet me Uandën pasi në Torino nuk do ta ketë.

“Interi po e detyron Ikardin të largohet ose do ta lërë në tribunë. Është më mirë të paguash 6 milionë euro për një kampion sesa ta largosh pasi Ikardi ka potencial kampioni. Juventusit i duhet ky lojtar sepse loja fokusohet te Ronaldo dhe Ikardi nuk është nga ata që rikuperon topa. Ikardi më mirë të ndahej nga bashkëshortja e tij sesa nga Interi pasi nëse vjen te Juventusi, ai do të jetë në Torino ndërsa gruaja në Milano. Interi e ka tepruar me blerjen e Lukakut pasi aq kushton një kampion ndërsa Lukaku nuk është i tillë. Maksimumi mund të kushtonte 45 milionë euro”, tha Luçiano Moxhi.

Një deklaratë e cila mes batutës mund të ketë një të vërtetë brenda saj, por që gjithsesi do të trazojë pak humorin mes vetë lojtarit dhe gruas, që nuk kanë gjetur ende gjuhën me klubin e Interit./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono