Moviola e Superiores, rastet e dyshimta në skanerin e Jankut

23:57 | 09/12/201923:570

Albano Janku, specialisti i gjykimit në emisionin “Pressing” në ABC News, ka analizuar rastet e dyshimta të kësaj jave. “Është pak e vështirë nga pamjet. Te Tirana-Kukësi ka një dyluftim në fund të pjesës së parë dhe pretendohet për penallti. Kemi një duel Maliki-Halili. Mbrojtësi i Kukësit rrotullohet, është më i ngadaltë dhe në momentin që ndjen një prekje në supin e majtë rrëzohet. Halili ishte më i shpejtë dhe them që është një vendim i drejtë i Jorgjit.

Penalltia e dhënë për Kukësin është e rregullt. Ndërhyrja e Torassa është e gabuar, hyn me dorë dhe këmbë dhe bën faull. Penallti e saktë e Jorgjit. Kemi edhe ekzekutimin e penalltisë, topin bie në traversë dhe shkon brenda. Asistenti Rexha e pa që e ka kaluar vijën dhe është i rregullt”.

“Te ndeshja në Ballsh, Çinari ishte në pozicion të rregullt. Me intuitën time them se është i rregullt, por kamera nuk është në pozicion e duhur. Kemi golin e shënuar nga Bylisi dhe them që është pozicion i rregullt. Ishte vendim i drejtë i asistenti Çokaj. Kemi edhe kartonin e kuq të Telushit, që godet me bërryl. Nuk ishte thjesht hapje krahu. Pa diskutim që është karton i kuq.

“Te Teuta kemi një rast ku të gjithë lojtarët janë në pozicion jashtë loje. Duhet të ishte ngritur flamuri, ka gabuar anësori. Është edhe një rast penalltie, por pamjet nuk janë të qarta”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono