Mourinho dhe dilemat e merkatos, ish-sulmuesi drejt rikthimit në Londër

14:07 | 14/01/202014:070

Trajneri i Tottenahm, Jose Mourinho, që nga konfirmimi se Harry Kane do të mungojë për një kohë të gjatë, portugezi është hedhur menjëherë në merkato. Deri tani në media kanë qarkulluar tre emra kryesorë, të cilët janë në listën e teknikut portugez.

Emri i parë është ai i ish-sulmuesit të Tottenham, Fernando Llorente. Spanjolli që nga ardhja e Gattusos në stolin napoletan nuk po gjen hapësira në formacion dhe më shumë mundësi një rikthim në Londër do ta tundonte. Gjithashtu edhe trajneri Gennaro Gattuso e ka konfirmuar se sulmuesi 34-vjeçar është jashtë planeve të tij.

Fernando Llorente

Ndërkohë dy emrat e tjerë janë Edison Cavani dhe Krzysztof Piatek. Sulmuesi i PSG-së ka kohë që flitet për një largim nga Parisi, por me shumë mundësi destinacioni i tij i radhës do të jetë Madridi. Atletico e Simeones ka kohë që e monitoron situatën e uruguaianit dhe është një hap para Tottenham.

Nga ana tjetër sulmuesi i Milanit, Piatek, pas një fillim sezonit jo të mirë tashmë dhe me ardhjen e Zlatan Ibrahimovic në skuadër do ta ketë dhe më të vështirë për të luajtur titullar. Mourinho pritet të vendosë në ditët në vijim se cili do të jetë zgjedhja e tij, por Llorente është më i avantazhuari duke marrë parasysh dhe të kaluarën e tij në Premier League. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono