“Moulin Rouge”, yjet botërorë në skenën e amfiteatrit

16:45 | 06/07/2019

 Shfaqja e baletit “Moulin Rouge” solli emra të njohur të skenave botërore në amfiteatrin e Tianës. Mbrëmja ofroi  magjinë e artit botëror përmes gjuhës së trupit.

Amfiteatri i Tiranës tek kodrat e liqenit, ishte pika e takimit me yjet e skenave të ndryshme të botës. Balerinë nga  Moska, Kievi, Tokio, Athina, Londra dhe Milano ofruan një mbrëmje unike përmes lëvizjeve të trupit.

Shfaqja “Takohemi në Moulin Rouge” u mirëprit nga spektatori kryeqytetas. Pjesë klasike si: “Zhizel”, “Liqeni i Mjelmave”, “Ëndrra e një nate vere” si dhe pjesë kontemporane,  sollën një atmosferë të jashtëzakonshme në Tiranë, në këtë sezon turistik.

Në këtë shfaqje nuk munguan edhe balerinët e rinj të Shkollës së Baletit të cilët interpretuan në skenën e Amfiteatrit. Ky event u mbështet nga Bashkia e Tiranës./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono