Moti – E shtunë, 10 shkurt 2018


09:38 | 10/02/2018

Sipas MeteoAlb: Territori dominohet kryesisht nga vranësirat më të dendura në zonat Jugore ku priten reshje që në orët e para të ditës.

Mesdita dhe kryesisht pasditja fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa reshje dëbore do të bien zonat malore. Në mbrëmje dhe gjatë natës, territori mbetet me vranësira dhe reshje të përkoshme shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit qëndrojnë të pa-ndryshuara gjatë mëngjesit, por një rënie me 2°C do të vrojtohet gjatë orëve të mesditës.

Era do fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Moti – E diel, 11 shkurt 2018

Sipas MeteoAlb: Moti dominohet nga kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore.

Pasditja sjell përmirësim të kushteve të motit duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndrësa reshje të pakta shiu e dëbore do të ketë në zona të izoluara.

Temperaturat e ajrit vijojnë konstante gjatë mëngjesit por rënie me 1 – 2°C do të pësojnë vlerat termike të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në brigjet detare dallgëzimi ulet në 2 – 3 ballë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono