Moti – E shtunë, 10 mars 2018

13:31 | 10/03/2018

Sipas MeteoAlb: Gjatë gjithë ditës territori ka vijuar me kthjellime por orët e vona të pasdites sjellin vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të Shqipërisë duke vijuar ndikimin edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë gjatë mëngjesit por një rritje me 2 – 3°C ka shënuar mesdita KUR maksimumi është ngjitur në 24°C.

Era paraqitet e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet deri 2 ballë.

Moti – E diel, 11 mars 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojne motin në të gjithë vendit gjatë paradites dhe pasdites. POR mbrëmja sjell vranëira të fuqishme duke gjeneruar gjatë natës shira të konsiderueshëm në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rritje me të paktën 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke ngjitur maksimumin në 24 – 25°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 – 4 ballë. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono