
Rajoni i Mesdheut dhe Qendra e Evropës vijojnë në ndikimin e të nxehtit afrikan. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet Evropa Veriore. Ndërsa vranësira të shpeshta dhe shira do të ketë e gjithë lindja e kontinentit.
Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë veriperëndimore do të kushtëzojnë mot të kthjellët kryesisht në zonat e ultësirës perëndimore, ndërsa zonat malore vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta. Parashikohet që edhe orët e mbrëmjes të mbeten në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit do te mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjell rritje te vlerave termike duke u luhatur nga 16°C deri ne 39°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al