Moti –  E premte, 12 janar 2018

14:40 | 12/01/2018

Sipas MeteoAlb: Moti vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira të shpeshta dominojnë ekstremet Veri – Jug dhe shtrirjen Lindore të territorit.

Pasditja vijon në kushtet e kthjellimeve të shkurtra me vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ndërsa reshje të pakta e të përkohshme, priten në ekstremet Veri – Jug dhe zonat kufitare Lindore.

Temperaturat e ajrit do pësojnë një rënie me 2°C në orët e mëngjesit por mesdita sjell rënie të lehtë të temperaturave në Veri NDERSA rritje të lehtë do pësojnë vlerat termike të mesditës në ultësirën perëndimore.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Juglindor dhe Lindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Moti –  E shtunë, 13 janar 2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira më të dendura dhe reshje të izoluara pritet të bien në ekstremet Veri – Jug dhe zonat Lindore.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në gjithë territori, përjashtuar Juglindjen e cila mbetet e rrezikuar nga reshje të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rënie me 2 – 3°C sjell mesdita në Qendër dhe Jug të vendit duke luhatur ekstremalet nga -3 në 13°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor dhe Lindor ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 4 ballë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono