Moti – E mërkurë, 11 Korrik 2018


13:50 | 11/07/2018

Sipas MeteoAlb, moti dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin deri pas mesditës, kur vranësira lokale shfaqen në zonat lindore.

Pasditja mbetet kryesisht e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por vranësirat do të bëhen të dukshme në zonat malore dhe ekstremin verior, ku shfaqet mundësia për shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme sjell mesdita duke ngjitur maksimumin territorial mbi 33°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 1 ballë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono