Moti – E martë, 7 Maj 2019

23:13 | 07/05/2019

Sipas MeteoAlb:  Kanë vijuar prezente masat ajrore të paqëndrueshme duke diktuar alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura në të gjithë shqipërinë, duke gjeneruar shira të dobët në zonat  lindore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rritje të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C  deri në 21°C. Era do fryjë e lehtë në tokë, por mesatare dhe herë pas here e fortë në det me shpejtësi 40-45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono