Moti – E hënë, 9 prill 2018


14:09 | 09/04/2018

Sipas MeteoAlb: Moti është dominuar nga kthjellimet deri në mesditë kur vranësira kalimtare janë shfaqur në pjesën më të madhe të territorit. Pasditja dhe orët e mbrëmjes, vijojnë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë gjatë mëngjesit por mbeten të pandryshuara gjatë mesditës.

Era paraqitet e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor, ndërsa në det do të ketë dallgëzim mesatarisht 2 ballë. /abcnews.al

Moti –  E martë, 10 prill 2018

Perëndimi dhe Mesdheu Qendror mbeten me rrebeshe afatshkurtra shiu. Po ashtu, pjesa më e madhe e Europës Qendrore paraqitet me vranësira dhe shira të përkohshëm.

Ndërsa vijon dominimi i kthjellimeve në Veri dhe Lindje të Europës si dhe pjesërisht në zonat Qendrore të kontinentit.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono