Moti –  E enjte, 4 janar 2018

14:06 | 04/01/2018

Sipas MeteoAlb: Orët e para të së enjtes mbeten me vranësira dhe reshje të shiu e dëbore, kryesisht në zonat Jugore dhe Juglindore por paraditja kthjellon gradualisht motin në Veri dhe Qendër ndërsa në mesditë, kthjellimet shtrihen edhe në zonat Jugore.

 

Pasditja do të largojë vranësirat duke bërë thuajse i gjithë vendi të kalojë në kushtet e kthjellimeve, përjashtuar zonat Veriore ku do të ketë zhvillim të vranësirave lokale.

 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstrnate vlerat termike të mesditës.

 

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono