Moti –  E enjte, 2 gusht 2018


14:33 | 02/08/2018

Sipas MeteoAlb: Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen në territor duke gjeneruar rrebeshe të përkohshme shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta. Ndersa shtrirja bregdetare mbetet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme; më të theksuara kthjellimet në bregdetin Jugor. Gjatë natës vranësirat shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira të dobët në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremumet termike nga 16 në 38°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1 – 2 ballë. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono