Moti – E enjte, 10 Janar 2019

23:08 | 10/01/2019

Sipas MeteoAlb: vijon moti me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore gjatë paradites në të gjithë Shqipërinë, më të dendura paraqiten në zonat qendrore dhe jugore. Pasditja dhe nata do të mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësira në të gjithë territorin duke gjeneruar edhe reshje.

Temperaturat e ajrit janë rritur në mëngjes, por mbeten konstante në  mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -5°C në 13°C. Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono