Moti – E diel, 5 Maj 2019

16:30 | 05/05/2019

Mbetemi nën ndikimin e presionit të ulët atmosferik ku Evropa qendrore, gadishulli i Ballkanit si dhe në Lindja e kontinentit paraqiten me vranësira dhe shira, por herë pas-here stuhi ere. Ndërsa me mot të kthjellët paraqitet Evropa Jugperëndimore, Britania e Madhe dhe Brigjet Greke.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë veriperëndimore do të diktojnë mot të vranët gjatë paradites  në të gjithë vendin dhe rrebeshe shiu në veri dhe qendër POR shira më të dobët në jug. Pasditja dhe mbrëmja sjellin  herë pas-herë dhe alternime kthjellimesh, më të dukshme në zonat jugore-juglindore.

Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes por mesdita sjellë rritje duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 25°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det gjatë paradites por pasditja sjellë rënie të intensitetit me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono