Moti – E diel, 30 Shtator 2018

19:30 | 30/09/2018

Sipas MeteoAlb, paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin shqiptar.

Orët e pasdites dhe kryesisht mbrëmja sjellin vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të Shqipërisë; më të shpeshta vranësirat paraqiten në ekstremin verior dhe zonat lindore të territorit.

Temperaturat e ajrit janë ulur me 1 – 2°C në mëngjes dhe mesditë duke luhatur ekstremumet termike të territorit në vlerat 5 – 27°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, por mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 – 3 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari


/abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono