Mot i keq në Rumani, tornadoja përmbys autobusin

19:29 | 01/05/2019

Rumania për herë të parë është përfshirë nga një tornado i fortë, që ka përmbysur automjetet dhe ka shkulur çatitë e shtëpive, duke lënë edhe shumë persona të plagosur.

Persona të shumtë kanë mbetur të plagosur në Rumani, ku një tornado përfshiu jugun e vendit, duke detyruar një autobus të dalë jashtë rruge dhe të përmbyset në një fushë aty pranë. 12 personat që ndodheshin në autobus kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve është shtruar në spital për trauma serioze. Në lokalitetin Kalarasi, drejtuesit braktisën automjetet e tyre dhe u vendosën në një vend të sigurtë për të parë tornadon e rrallë që përshkonte fushat, duke ngritur një kullë prej pluhuri. Për fat të mirë furtuna kaloi pa prekur një fshat, por çatitë e 10 ndërtesave u shkulën nga vendi. Moti i keq në Rumani nisi pasditen e së martës, si pasojë e një fronti të ftohtë që erdhi nga Bullgaria, që u përplas me ajrin e ngrohtë në jug të vendit. Shpejtësia e tornados u llogarit të arrinte deri në 90 km / orë. “Bëhet fjalë për një tornado të vërtetë, të madh e të fuqishëm, që krijoi një vorbull nga koka tek këmbët”, deklaroi meteorologia Mariana Fratila. Gjatë së mërkurës, erëra të forta u regjistruan në disa zona të Rumanisë dhe zyra kombëtare meteorologjike lëshoi një alarm për zonat që rrezikojnë të preken prej tyre, pasi ka gjasa që tornadoja të përsëritet. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono