Mosdekretimi i Lleshit nga Presidenti/ Shkullaku: Refuzim politik

22:47 | 06/11/2018

Refuzim politik e konsideron gazetari Armand Shkullaku mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm nga Presidenti Meta. I ftuar në studion e “Provokacija” në ABC News, Shkullaku shprehet se qëndrimi i Presidentit është politik dhe nuk ka të bëjë me argumentime juridike dhe konstitucionaliste.

“Mendova se ishte një lloj karshillëku brenda lojës politike që luhet në Shqipëri. Refuzimi për mua ishte i papritur. Deri sot mund të hamendësoja një lloj pozicionimi të fortë ndaj kryeministrit, por sot në deklaratën që bëri zëdhënësi i Presidentit. Qëndrimi i Presidentit është politik dhe nuk ka të bëjë me argumetime juridike e konstitucionaliste. Refuzimi është për motiv politik”.

Duke iu referuar citimit të Ngjelës për mbrojtje në terma fetarë, të Sandër Lleshit, Shkullaku thotë se nuk beson në zërat që mbrojnë përzgjedhjen fetare e krahinore. Sipas tij Rama ka pasur tjetër motivim kur ka vendosur Lleshin, pasi nuk vjen nga politika dhe nuk është pjesë e organizatës së Rilindjes.

“Rama ka patur tjetër motivim kur ka vendosur Lleshin të vërë njeri pa ngarkesë politike të mos ishte pjellë e organizatës, por dikush që nuk kishte mbi shpinë mëkatet e organizatës së Rilindjes”.

Sipas Shkullakut dorëheqja e Fatmir Xhafës është kërkuar nga kryeministrit Rama, kur historia e implikimeve filloi të trashej.

“Dorëheqja e Xhafës ishte paplanifikuar. Kjo e Xhafës kulmon kur kryeministri (alla Erdogan) tha se  skutat e errëta kanë kryer konspiracion të madh për të rrëzuar qeverinë dhe opozita ka paguar një njeri Fredi Alizotin. Rama ka kërkuar largimin e Xhafës, pasi histioria filloi të trashej më shumë se ç’mbante që nga implikimi i drejtorit të policisë filloi të shndërrohej në serial, polici dhe vettingu i paragjykuar”.

Sa përket zgjedhjeve, Shkullaku i qëndron mendimit që opozita nuk duhet të futet në zgjedhje.

“Kemi demokraci parlamentare ku opozita shërben si fasadë dhe pushteti në fund shënon shifrën që i duhet. Mendimi im është që opozita nuk do duhej të futej, por sa ka b … opozita të marrë këtë vendim…” /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono