Mosdekretimi i Cakajt/ Duma: Vendimi i Metës kushtetues

21:08 | 11/01/2019

Mosdekretimi i Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm ka përplasuar Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Pas replikave të një dite më parë Meta e Rama kanë vijuar akuzat në distancë. Sot kreu i shtetit reagoi ashpër duke i kujtuar kryeministrit se me shantazhet ndaj presidentit ka bërë një gabim fatal.

Situatën e krijaur mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë e ka komentuar edhe deputetja e PD-së Grida Duma. Ajo është shprehur se vendimi i Presidentit është i drejtë dhe kushtetues.

“E mira është që të mos kthehet si një përplasje me dy individëve. Por mendoj se midis individëve ishte Kryeministri i pari që e nisi dhe tha se: “Ti ke përjashtuar një njeri që ishte 1 mijë herë më i mirë se ty”. Ajo që po bën Presidenti është krejtësish kushtetuese. E kam fjalën për qëndrimin e mosdekretimit. Presidenti nuk duhet ta shikojë veten si noter. Vendi është në kushtet ku nuk ka një Gjykatë Kushtetuese. Vendi ka një Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme. Si vendim është një vendim kushtetues. Pas kësaj nuk kemi çfarë të themi”.

E pyetuar se nëse ajo do ishte në vendin e Metës, a do të vepronte në të njëjtën mënyrë Duma tha:

“Absulutisht do t’i largohem gjithë qëndrimit tim personal për këtë çështje për sa kohë ekzistojnë institucionet. Këtu nuk jemi në nivele opinioni. Nëse vendimi nuk është i drejtë institucionalisht duhej të kalonte të Gjukatë Kushtetuese. Por, kush e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese? Mekanizmi që mendonte se do ta avantazhonte sot po i bie kokës Kryeministrit. Po të ishim në kushte normale ai do ta dërgonte në Gjykatë Kushtetuese. Dhe unë nuk marr përsipër ta diskutoj fare këtë vendim”./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono