“Mos kam parë ndeshje tjetër unë?!”, Sarri e Capello replikojnë në TV!

10:25 | 23/10/201910:250

Maurizio Sarri, pas fitores që Juventusi regjistroi kundër Lokomotic Moscow, ka folur për Sky Sport dhe mes tij dhe ish-trajnerit Fabio Capello ka pasur një diskutim interesant, që ka të bëjë me statistikat e ndeshjes. Tekniku i bardhezinjve vurri në dukje dominimin që i kishin bërë rusëve përmes shifrave, ndërkohë që Capello ishte skeptik.

SARRI: – Më thanë pas ndeshjes se që kur ekziston Champions League, kemi vendosur rekord për mbajtjen e topit (77.8%) dhe për epërsinë territoriale, me 28 gjuajtje të bëra.

CAPELLO: – Maurizo, më falni, mos thatë 28 gjuajtje? Ndoshta unë kam parë ndeshje tjetër!

SARRI: – Nuk janë shifrat e mia, janë statistikat që më dhanë pas ndeshjes.

CAPELLO: – Kur të vijnë statistikat e UEFA ka numra të jashtëzakonshëm. Kur isha komentator në TV, shpesh e pyesja veten nëse kisha parë një ndeshje tjetër. Juventusi fitoi me Lokomotiv Moscow me dy goditje nga jashtë zone. Në golin e dytë ishte vendimtar gabimi i portierit.  Sidoqoftë, Maurizio, ne jemi të lumtur për ju.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono