“Mos e ndy shpirtin në jetë”, Rama uron mëngjesin me vargje nga Fletorja e Bektashinjëve

08:39 | 09/12/201908:390

Kryeministri Edi Rama tashmë prej ditësh pas tërmetit të 26 nëntorit i uron mirëngjesin shqiptarëve përmes disa fjalëve të shenjta që i përkasin besimeve të ndryshme.

Ditën e sotme kryeministri është ndalur tek Fletorja e Bektashinjëve, duke cituar shkrimtarin e madh Naim Frashërin.

‘FJALËT E SHENJTA: Nga Naim Frashëri, faqja 26 tek “Mirësija”, në Fletoren e Bektashinjët: Mos e ndy shpirtin në jetë, Zemërënë mos e lyej, Shko n’udhëzët të vërtetë, Mos u kthe e mos u thyej’, shkruan Rama.

Kujtojmë që më herët ai ka përdorur vargje nga Bibla apo dhe sure nga Kurani. /abcnews.al

Fotografia e Edi Rama

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono