Momenti kur protestuesi përfshihet nga flakët (Video)

schedule20:42 - 11 Maj, 2019

schedule 20:42 - 11 Maj, 2019

Protestuesit kanë hedhur disa herë molotov para derës së Kryeministrisë. Në një moment përplasjeje teksa është hedhur edhe molotov një protestues është përfshirë nga flakët, pasi molotovi i ka rënë në turp. Ka qenë pikëshit momenti kur po fliste kryedemokrati Lulzimi Basha.

Në videon e siguruar nga ABC News shikohet rasti i rëndë kur protestuesi është i gjithi në flakë. Në ndihmë shikohet t’i vijnë qytetarë dhe efektivë të policisë.

Ende nuk ka asnjë informacion se si mund të jetë gjendja e të lënduarit.

Të pranishmit në protestë janë përplasur me policinë dhe kanë thyer kordonin e efektivëve disa herë.

Kreu i opozitës u bëri thirrje pjesëmarrësve që të ruanin qetësinë. Por situata ka dalë disa herë jashtë kontrollit, ku incidente kanë qenë të vazhdueshme.

Menjëherë pasi u grumbulluan përpara godinës, ata nisën ta godisnin me bojë e shashka dhe pasi hoqën gardhin rrethues, protestuesit nisën sulmin me bomba molotov.

Ndërsa pak më parë u bë e ditur se në tubim ka të lënduar edhe në radhë të policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!