Mollaymeri: Koleget i kërkonin partnerëve të mi të më rrëzonin në skenë

19:23 | 02/03/2019

Isida Mollaymeri  është një nga balerinat më të njohura të “Teatrit të Operas dhe baletit”. Ajo ka fituar zemrën e publikut edhe për shkak të natyrës së saj pa komplekse dhe të çlirët. E ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Aulonës dhe Fatmës ajo tha se në ambjentet e teatrit ka shumë xhelozi.

“Lloj-lloj gjërash bëhen edhe ato që s’mund të imagjinohen, i marrin partnerin, ta bëjnë punën më të lodhshme, bëjnë kompromis me atë që mos të mbajë mirëe që ti të biesh”.

Isida rrëfeu gjithashtu se ka një problem që ka të bëjë me ngacmimet nga gjinia femërore dhe në lidhje me këtë ka rrëfyer disa histori.

“Lezbiket më ngacmojnë, dhe për herë të parë më ka ndodhur kur kam qenë në gjimnaz në Poloni. Erdhën dy goca dhe mu ngjeshën, me duar nga mbrapa dhe unë uaaa duke ulëritur. Ishte hera e parë dhe nuk e prisja pastaj u mësova. Njëherë më ka ndodhur në Shqipëri me një vajzë e cila erdhi duke më puthur ishte e huaj.”

E ngacmuar nga Aulona se pse e lejoi një gjë të tillë dhe a i merr me sportivitet të tilla situata Isida tha:

“Po normal që me sportivitet çfarë të bëj, më tha ti më pëlqen dhe më puthi. Pastaj më ka ndodhur edhe në plazh  dhe e ndjej këtë energjinë që femrat po më shohin”– ka përfunduar Isida. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono